Kurti e Çeku së bashku me myftiun Tërnava vizitojnë xhaminë e “Osman Efendiut”

Aktuale

Kurti e Çeku së bashku me myftiun Tërnava vizitojnë xhaminë e “Osman Efendiut”

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:06
Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naimm Tërnavën, kanë vizituar xhamin e “Osman Efendiut, apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftim të BIK-ut, ku theksohet se xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.  Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat