Demhasaj: Kurti e Osmani kanë informacioni nga AKI-ja, gjasat janë që Serbia të përsëris sulmin e Banjskës

Aktuale

Demhasaj: Kurti e Osmani kanë informacioni nga AKI-ja, gjasat janë që Serbia të përsëris sulmin e Banjskës

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:07
Arton Demhasaj

Më 13 nëntor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi për në Bruksel për takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ajo nga Brukseli tha se ka informuar liderët evropianë mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në rajon, pasi kjo e fundit po planifikon sulme të reja në Kosovë.

S’ka qenë e vetmja Osmani që paralajmëroi sulme nga Serbia edhe kryeministri Albin Kurti me 16 nëntor dha një deklaratë të tillë.

Kurti tha se nuk përjashtohet një sulm i ri nga Serbia në Kosovë.

Për deklarimet e krerëve shtetërorë kanë folur analist e njohës të sigurisë.

Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike nuk e ka anashkaluar një sulm të tillë.

Ai tha se duke u bazuar në rastin në Banjskë, gjasat janë që Serbia të sulmojë sërish.

Demhasaj për deklaratat e Kurtit e Osmanit thotë se ata kanë informacioni nga AKI-ja.

“Presidentja e kryeministri kanë kontakte direkte me shefin e AKI-së, kanë informacione më shumë. Duke u bazuar me rastin në Bansjkë, gjasat janë gjithmonë që Serbia mundët me pas tendenca të tilla të sulmeve të ngjashme që ta stabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë”, deklaroi Demhasaj.

Ai thotë se edhe pse mund të ketë sulm, pas mesazheve  që ka marr Serbia nga ndërkombëtarët është vështirë.

Duhet të jemi të përgatitur çdoherë për këso situata, thotë Demhasaj.

“Pas mesazheve që ka marr Serbia është pak e vështirë me organizu sulme të tilla për shkak të thirrjes së NATO-s dhe ndërkombëtarëve. Ne duhet të jemi syhapur dhe të jemi të përgatitur që ngjarje të tilla mund të përsëritën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat