FASh-i dhe FSK-ja kryejnë me sukses stërvitjen Fekeni23

Aktuale

FASh-i dhe FSK-ja kryejnë me sukses stërvitjen Fekeni23

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
FASh-i dhe FSK-ja

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se si regjimenti i Operacioneve Speciale dhe Regjimenti i tretë i Këmbësorisë së FSK-së përfunduan me shumë profesionalizëm stërvitjen #Fekeni23.

“Kjo stërvitje intensive tregoi aftësitë e shkëlqyera të koordinimit të trupave, në zbatim me procedurat standarde të NATO-s në një mjedis operacional të përbashkët”.

“Së bashku, më të fortë për Shqipërinë dhe Kosovën”, ka thënë Peleshi.

Kujtojmë, se nuk është hera e parë që FASh-i dhe FSK-ja kryen stërvitje së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat