“Mbi 13 mijë vota”, Shaip Kamberi: Janë të mjaftueshme për një mandat

Aktuale

“Mbi 13 mijë vota”, Shaip Kamberi: Janë të mjaftueshme për një mandat

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 00:06
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi ka treguar se ka arritur ta sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.

Ai ka thënë se nga rezultatet që disponojnë kanë fituar rreth 11 mijë e 500 vota, por thotë se në bazë shumimit për pakicave, do të kenë mbi 13 mijë – që thotë se janë të mjaftueshme për ta fituar një mandat.

”Rezultatet, ato që disponojmë tani, janë rreth 11 mijë e 500 vota të koalicionit tonë, që i kemi rreth 6 mijë në  Bujanoc dhe rreth 5 mijë në Preshevë. Koalicioni jonë ka arritur ta sigurojë një mandat në nivelin e daljes në territorin e Serbisë që do të duhej ta ishte e mjaftueshme mbi 10 mijë e 500 vota, por në rastin e  listës së pakicave tani kjo shumohet në 35%, që ne kemi mbi 13 mijë vota që janë të mjaftueshme për një mandat”, ka thënë ai për media, të dielën.

Kamberi ka postuar një fotografi në Facebook duke festuar me kampin e tij për këtë fitore. Shqiptarët garuan me dy koalicione në këto zgjedhje parlamentare, por kishte votime edhe në disa komuna të Serbisë përfshirë Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat