Ja sa vota ka marrë Shaip Kamberi

Aktuale

Ja sa vota ka marrë Shaip Kamberi

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:50
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka marrë 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit mori vetëm 1,250 vota.

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Kështu hynë në garë me dy lista të ndara: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës.

Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat