​Deri në orën 18:00 votuan mbi 33 për qind e qytetarëve në Bujanoc

Aktuale

​Deri në orën 18:00 votuan mbi 33 për qind e qytetarëve në Bujanoc

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Fejzi Beqiri, ka bërë të ditur se deri në orën 18:00, kanë votuar 33.03 për qind e qytetarëve në Bujanoc.

Qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbyllen në orën 20:00.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garojnë me listat:

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat