​Kuvendi miraton Fondin Sovran

Aktuale

​Kuvendi miraton Fondin Sovran

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

62 deputetë, kryesisht të mazhorancës sa ishin në pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

Deputetët ndërkaq kanë miratuar në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për Artin dhe Kulturën, ndërsa ata po diskutojnë Projektligjin për Mbrojtje nga zjarri në shqyrtim të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat