​Miratohet raporti vjetor i BQK-së për 2022

Aktuale

​Miratohet raporti vjetor i BQK-së për 2022

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte në shqyrtim të parë Projektligjin për Mbrojtje nga zjarri dhe raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të vitit të kaluar.

Projektligji për Mbrojtje nga zjarri në shqyrtim të parë kaloi me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu, me 62 vota pro është miratuar edhe raporti vjetor i BQK-së për vitin 2022.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se seanca të tjera plenare nuk do të ketë më për këtë vit, derisa puna e komisioneve parlamentare do të vazhdojë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat