​Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit të KPK-së

Aktuale

​Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit të KPK-së

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:02
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Agron Bekën. Shkarkimi i tij është bërë pas përsëritjes së votimit, meqë partitë opozitare kanë kundërshtuar votimin e parë me arsyetimin se ka pasur paqartësi gjatë numërimit të votave. Për shkarkimin e Bekës kanë votuar 62 deputetë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët kanë miratuar në parim projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor. Ky projektligj është miratuar me 59 vota për, dy kundër dhe një abstenim.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar edhe në parim projektligji për performancën energjetike të ndërtesave.

Kuvendi ka miratuar me 60 vota për edhe projektligjin për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.

Ndërkaq, kuorum nuk pati për votimin në parim të projektligjit për tekstet shkollore.

Kuorum nuk pati as votimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akredimit. Kandidatët për anëtarë të këtij këshilli janë Mirlinda Batalli, Avni Berisha dhe Jetmir Haxhibeqiri.

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum as për votimin e amendamenteve të projektligjit për verërat.

Për seancën e ardhshme është shtyrë edhe shqyrtimi i projekt-deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat