Përdhunuan 23-vjeçaren, lihen në burg babai i ish-deputetit të Kosovës dhe i moshuari tjetër

Aktuale

Përdhunuan 23-vjeçaren, lihen në burg babai i ish-deputetit të Kosovës dhe i moshuari tjetër

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për dy personat e dyshuar për përdhunimin e 23-vjeçares me probleme të shëndetit mendor.

Sipas mediave në Kosovë, njëri nga dy të moshuarit e arrestuar për ngjarjen është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata e mori këtë vendim mbi arsyetimin e dhënë nga Prokuroria, e cila ka konsideruar që ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh që vepra penale për të cilën ata dyshohen është e sanksionueshme me burgim prej 5 deri në 15 vjet burgim.

Vajza dyshohet se shkoi me autobus nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe u abuzua seksualisht në ambientet e një moteli.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku kanë sekuestruar dhe një autoveturë.

Vajza ishte raportuar e zhdukur nga familja, kur ajo u gjetë në Pejë dhe iu nënshtrua ekzaminimive, ku u konstatua dhe abuzimi seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat