Nuk kalon amendamenti që parasheh rritjen e buxhetit të RTK-së

Aktuale

Nuk kalon amendamenti që parasheh rritjen e buxhetit të RTK-së

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Po vazhdon votimi i amandamenteve të projektbuxhetit të vitit 2024.

(E plotësuar) Ka dështuar kalimi i amendamentit të tretë të projektbuxhetit për vitin 2024, i cili ka të bëjë me rritjen e buxhetit të RTK-së.

Me 24 vota pro, 57 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka refuzuar rritjen e buxhetit të RTK-së nga 8 në 12 milionë euro.

“Bordi i RTK-së ankohet për varfëri të skemës programore, për shkak të mungesës së financave për të financuar aktivitete sportive, kulturore dhe të tjera. Janë bërë 3 vjet që nuk ka asnjë nismë që të pavarësohet financimi i RTK-së dhe të gjenden burime të tjera. Ne kemi obligim si themelues që të ofrojmë financimin e nevojshëm që mediumi publik të jetë qendror në tregun medial në Kosovë”, ka deklaruar Avdullah Hoti si iniciator i këtij amendamenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat