Kurti udhëton për në Bruksel, ZKM zbardh me kë do të takohet

Aktuale

Kurti udhëton për në Bruksel, ZKM zbardh me kë do të takohet

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është nisur sot për në Bruksel, njoftoi zyra e tij.

Kurti, sipas njoftimit të ZKM-së, u nis për në kryeqendrën europiane me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Europianë, Stefan Löfven.

Ai do të marrë pjesë “në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES”.

“Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat