Sallahu: Është përforcuar sistemi disiplinor i noterisë

Aktuale

Sallahu: Është përforcuar sistemi disiplinor i noterisë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:48
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Qeveria e Kosovës ka votuar pro ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Noter.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se me anë të këtij projektligji rregullohen kushtet për ushtrimin e këtij profesioni.

Sallahu po ashtu ka njoftuar se në këtë projektligj është përforcuar edhe sistemi disiplinor i noterisë, i cili do të jetë në përbërje nga 2 gjyqtarë dhe një noter.

“Për hartimin e këtij projektligji janë analizuar të gjitha vështirësitë që janë paraqitur në praktike gjatë zbatimit të ligjit bazik për rregullimin e kësaj fushe. Disa nga ndryshimet në kuadër të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterin kanë të bëjnë më çështjen e sistemit të noterisë në lidhje me kushtet për ushtrimin e detyrës të noterit, kushtet për organizimin e provimit për noter, por edhe forcimin e sistemit disiplinor, pastaj mundësinë e ofrimit të shërbimeve noteriale në formë elektronike nga noteret që do të lehtësojë qasjen në këto shërbime të qytetarëve dhe rrit efikasitetin e noterëve. Po ashtu në këtë projektligj është përforcuar edhe sistemi disiplinor i noterisë, i cili do të jetë në përbërje nga 2 gjyqtarë dhe një noter”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat