Këshilltari i Pacollit jep alarmin për restorantin ku Naim Murseli ishte në darkë me Liridonën: Qenka vendtakim me agjentë të BIA-s serbe

Aktuale

Këshilltari i Pacollit jep alarmin për restorantin ku Naim Murseli ishte në darkë me Liridonën: Qenka vendtakim me agjentë të BIA-s serbe

Nga: N. Sh. Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 23:40
Jetlir Zyberaj dhe Behgjet Pacolli

Jetlir Zyberaj, këshilltar i deputetit dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për restorantin me pronar serb, “Te Bata” në Graçanicë, në të cilin Naim Murseli kishte shkuar me gruan e tij Liridonën për të ngrënë darkë, pak orë para vrasjes së saj.

Zyberaj thotë se ky restorant qenka vendtakim i shqiptarëve me agjentë të BIA-s serbe.

Ai shton se ky është alarm i madh për institucionet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graqanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës.

Qenka vendtakimi i lloj lloj m*** (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe.

Ky është alarm i madh për institucionet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat