​I dyshuar për krime lufte, ftesë e aktakuzë për gjykim në mungesë për të akuzuarin Milan Jovanoviq

Aktuale

​I dyshuar për krime lufte, ftesë e aktakuzë për gjykim në mungesë për të akuzuarin Milan Jovanoviq

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar për gjykim në mungesë të akuzuarin Milan Jovanoviq, i dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

Në komunikatë thuhet se gjykata i bën thirrje të akuzuarit Milan Jovanoviq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar.

Ftohet i akuzuari Millan Jovanoviq, nga i ati Stojan, i lindur në Ferizaj, ku edhe ka jetuar, tani me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish polic në Stacionin policor në Ferizaj, me numër personal 0407976964759 i lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ferizaj, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më datës 21.02.2024, e mërkurë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, për çështjen penale të proceduar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të datës 27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjykata i bën thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion Policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Millan Jovanoviq në këtë çështje juridiko-penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat