​Në mungesë të votave nuk kalon draftligji për regjistrin e pronarëve përfituese

Aktuale

​Në mungesë të votave nuk kalon draftligji për regjistrin e pronarëve përfituese

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mungesë të votave ka dështuar të kalojë draftligji për regjistrin e pronarëve përfitues, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku po raporton ministrja Rozeta Hajdari.

Sipas Hajdarit, miratimi i këtij projektligji do të mundësonte rregullimin e një fushe tejet të rëndësishme në një instrument të vetëm ligjor.

Hajdari: Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte rregullimin e një fushe tejet të rëndësishme

Projektligji për regjistrin e pronareve përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji. Përmes krijimit të regjistrit të pronarit përfitues do të arrihet rritja e transparencës së rëndësisë përfitues si dhe identifikimi i pronarëve përfitues me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëveshjet ligjore potenciale të ardhshme të cilat kanë si qëllim fshehjen e identitetit të individit dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë. Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte rregullimin e një fushe tejet të rëndësishme në një instrument të vetëm ligjor. Kjo jo vetëm që do të lehtësonte punën e organeve zbatuese të ligjit, subjekteve të detyruara për aperkim, mirëpo dhe do të rregullonte qasjen në informacion të përshtatshëm mbi pronarët përfitues të bizneseve dhe subjekteve tjera juridike. Përmes miratimit të këtij projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, Republika e Kosovës do t’i bashkohej grupit të shteteve të cilat zbatojnë standarde të larta për transparencën e pronësisë përfituese dhe luftimin e krimeve ekonomike”, tha Hajdari.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se kjo qeveri duke munduar të kontrollojë çdo gjë, po bie ndesh me ligjet.

Bunjaku: Se për që dëshironi të kontrolloni çdo gjë kjo po duket, por problemi është që po bini ndesh me ligjin ekzistues

Nuk munden OJQ që janë organizata jo përfituese me u fut në shoqërinë tregtare, sepse tek neni 3 flitet për OJQ ndërsa ekziston ligji për OJQ, bie që OJQ nuk janë përfituese...Tash mund të kthehemi në BE, se për që dëshironi të kontrolloni çdo gjë kjo po duket, por problemi është që po bini ndesh me ligjin ekzistues ”, tha Bunjaku.

Këtë e ka kundërshtuar ministrja Hajdari. Sipas saj kjo qeveri është duke punuar me parimet e transparencës dhe llogaridhënies.

Hajdari: Qeveria është e dedikuar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit

Qeveria Kurti me parimet e transparencës dhe llogaridhënies është e dedikuar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që garanton më shumë transpozim të direktive që ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie për qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës”, tha Hajdari.

Ndërsa, deputetja Bunjaku ja ktheu duke thënë se për transparencë mund të marrë pjesë në komisionin hetimor nga ora 13:00, duke shtuar se ministrja Hajdari po mundohet t’i ikë temës.

Bunjaku: Atëherë për transparencën e juaj ora 13:00 kemi Komisionin Hetimor, nuk ke tema aty

“Atëherë për transparencën e juaj ora 13:00 kemi Komisionin Hetimor, nuk ke tema aty, ishte që ajo që keni paraparë, nuk mundeni të fshihni të BE, ndërsa të bini kundërshtim me ligjet ekzistuese, sepse OJQ nuk mund të jenë barabartë me shoqëri tregtare, dallon, mendoj se keni bërë lëshim ose gabim, apo qëllimisht sepse po doni të kontrolloni”, tha Bunjaku.

Në këtë komision pritet të shqyrtohet edhe projekt-rezoluta për raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, dhe ku do të raportojë ministrja Rozeta Hajdari, për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat