Ministri Maqedonci udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA, pritet të takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brein

Aktuale

Ministri Maqedonci udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA, pritet të takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brein

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:26
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes.

“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.

Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të marr pjesë në një Think Tank, dhe do të ketë një intervistë në Zërin e Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat