Gjatë 24 orëve janë ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave

Aktuale

Gjatë 24 orëve janë ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit ose vendit të caktuar, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tri (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave, dhe një (1) kërkesë për një (1) të dyshuar për caktimin e masës: ndalimi për t’iu ofruar personit ose vendit të caktuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat