Ademi: Liridona ka lënë dëshmi për Naimin, policia i ka bisedat

Aktuale

Ademi: Liridona ka lënë dëshmi për Naimin, policia i ka bisedat

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:14
Mensut Ademi

Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt që ka tronditur Kosovën, Shqipërinë por dhe Suedinë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se policia i ka marrë telefonat dhe ka qasje në rrjetet sociale, të Liridonës por dhe të Naim Murseli që dyshohet se është porositësi i vrasjes së gruas.

Mes tjerash ai shtoi se policia ka dëshmitë e Liridonës.

“Besoj se policia i ka marrë telefonat, dhe ka qasje në rrjetet sociale. Ky komunikim është i shkruar. Besoj se dëshmitë e Liridonës i ka policia. Besoj se në teknologjitë e komunikimit ekzistojnë provat”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat