Vdes Andrew Strong avokati amerikan i Kadri Veselit, e kishte mbrojtur edhe Haradinajn në Hagë

Aktuale

Vdes Andrew Strong avokati amerikan i Kadri Veselit, e kishte mbrojtur edhe Haradinajn në Hagë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 20:15
Andrew Srong

Ka vdekur të hënën Andrew Srong, avokati amerikan i Kadri Veselit që po gjykohet nga Gjykata Speciale.

Për këtë ka njoftuar Avni Bytyçi, që është në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

"Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andreë ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën.

Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas. Faleminderir për të gjitha, vëlla”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat