“16 doktorë shkencash e 10 magjistra”, Abdixhiku: Kryesia e re e LDK-së do të shërbejë drejt fitores sonë të madhe

Aktuale

“16 doktorë shkencash e 10 magjistra”, Abdixhiku: Kryesia e re e LDK-së do të shërbejë drejt fitores sonë të madhe

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:28
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ka konfirmuar emrat që e përbëjnë strukturën e re partiake.

Ai ka thënë se kryesia e re ka në përbërje 16 doktorë shkencash dhe 10 magjistra, teksa është shprehur i bindur se të njëjtit do të shërbejnë “drejt fitores sonë të madhe”.

“Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai tutje është shprehur se në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, kanë vendosur për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani.

“Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë. Sepse koha jonë po vjen. Sepse ‘Rruga e re’ ka nevojë për secilin prej nesh”, ka shtuar kreu i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat