“Plus market” i mbesin 30 mijë euro nga 2 euro false, një bankë i kërkon 5 % për konvertim

Aktuale

“Plus market” i mbesin 30 mijë euro nga 2 euro false, një bankë i kërkon 5 % për konvertim

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Shpërndarja në masë të madhe e monedhave 2 euro false, përveç qytetarëve edhe disa biznese janë duke u dëmtuar rëndë.

Nga kjo dukuri me bankënota falëse ka pësuar biznesi “Plus market”, të cilit iu kanë grumbulluar hiq më pak se 30 mijë euro false me monedhën 2 euro.

Pronari i këtij biznesi që njihet për bojkotimin e produkteve serbe, Sylejman Neziri tregon për KosovaPress se një bankë komerciale në vend i ka kërkuar këmbimin e këtyre parave false në vlerë prej 5 për qind.

Kjo dukuri me nga 2 euro false që është bërë shqetësuese edhe për qytetarët, disa biznese po i refuzojnë edhe ato origjinal.

Neziri: I kam afër 30 mijë euro nga 2 euro false

“Kjo ka qenë një skandal i madh jo vetëm për biznesin tim, por për gjithë Kosovës, pse po e them këtë, në 6 muajt e fundit ne kemi vërejtur se qytetarët janë duke paguar shumë me 2 euro ....... Nuk ma ka marr mendja që ndodhin këto, sepse shteti këtë punë e ka, nuk i kam unë këto punë. Kam të drejtë me ju thënë nuk i marr 2-shet (2 euro), nëse janë të mira nuk kam zgjedhje tjetër, por nëse janë të këqija nuk i marr. Unë i kam afër 30 mijë euro nga 2 euro në të dy marketet (Në Ferizaj dhe Fushë Kosovë). 30 mijë euro janë shumë për një kohë shumë të shkurtër, njerëzit kanë paguar vetëm me 2-she.... I kemi paraqit në Bankën Qendrore i kemi thirr, por nuk na është përgjigj askush, dhe na u kanë mbledh dhe na kanë mbetur kjo tash që na jemi duke u ballafaquar”, theksoi.

Ndërkaq, ai shtoi se shteti duhet t’i kompensoj bizneset me 50 për qind, derisa ka shtuar se është e turpshme që banka të i ndaloj 5 për qind.

Neziri: Banka duhet të kompensojnë 50% bizneset

“Tash këto pra duhet t'i marr shteti dhe t'i kompensojë bizneset 50 për qind. Sot e kam pasur një thirrje nga një menaxhere në bankë, më tha se ti marr parat, por 5 për qind do të ndalohen... Unë e di që unë i fitoj 5 mijë euro në ditë false, ndoshta edhe 6 mijë, ato unë kam me i lënë me një vend dhe me i dërguar para Qeverisë së Kosovës edhe më i thënë ‘ja çfarë qeveria jeni, çka keni bërë’... Banka Qendror e Kosovës na ka tradhtuar, që e ka marrë këtë vendim (udhëzues) është vendim i turpshëm për mua, sepse vendim është shumë i keq për me i ndal 5 për qind”, thotë Neziri.

Ai insiston se qeveria duhet të kompensoj parat e humbura të cilat kanë mbetur si monedha false. Përvec kësaj ai tregon mënyrën e identifikimit të parave false si biznese.

Neziri: Qeveria duhet të kompensoj parat false, me magnet i dallojmë monedhat false

“Duhet me na kompensuar shteti, për këtë duhet të marr parasysh Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin....  (Për të identifikuar parat false) Në të gjitha arkat unë i kam vendosur nga një magnet”, thekson ai.

Po ashtu edhe qytetarët shprehën të shqetësuar për këtë dukuri. Qytetari Sabri Rexha tregoi se në disa vende bizneset nuk ia refuzojnë 2 eurot. Ai po ashtu thotë se ka pranuar para false nga një market në vend.

Rexha: Marketi refuzon monedhat nga 2 euro

“Unë kisha rastin dje dhe pardje mi kthej nga 2 euro tri copa një nga ato kishte qenë false kur ma ktheu, d.m.th marketi mi ktheu parat false... Çka iu bënë parave false? Unë i gjuaj në mbeturina nuk duhet të ja jap dikujt tjetër, vetëm i jap në mbeturina dhe kot", thekson ai.

Edhe Muharrem Kosumi qytetar tregon se i ndodh shpesh të ketë para false në duar dhe se për këtë çështje ai kërkoi se të merren masa nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas tij, nëse kjo situatë do të vazhdoj, Kosova mundet të bëhet një shtet që kontrabandohen monedha false.

Kosumi: Mundemi mu bërë si një shtet ku kontrabadohen parat false

"Po konkretisht sot nuk kam pas para të tjera dhe me dy euro më është dashtë më pagua diçka, më tha paguan një ditë tjetër dhe nuk mi mori. Për kundër asaj se edhe një market ku bleva i këmbeva 5 euro dhe ata mi kthyen 4 euro e gjysmë, nga dy euro. Aty e provoj menjë market më tha në rregull janë ashtu mi dha, por nuk e di. Për këtë duhet me marr masa qeveria, Banka Qendrore e Kosovës me bërë një zgjidhje... Mundemi mu bërë si një shtet ku kontrabandohen parat deviza shtetërorë dhe ndërkombëtare që është evropiane që kjo është një çështje e keqe që duhet të marr masa qeveria për të ndaluar këtë çështje”, thotë ai.

Kryetar i Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala për KosovaPress, u shpreh se është dike iu bërë e padrejtë qytetareve me falsifikimin e parave, dhe shtoi se mënyra më e mirë e zgjedhjes së çështjes së monedhës 2 euro-she është që të tërhiqet deri në një kohë të caktuar.

Ai thekson po ashtu se nuk është e drejtë që bizneset të refuzojnë monedhën 2 euro me njoftime në market.

Shala: BQK-ja duhet të tërheq 2 euro deri në një kohë

“Ndoshta si masë e përhershme BQK-ja do të duhej të tërhiqte 2 eurot deri në një kohë deri sa të gjendet një zgjedhjeje ma përshtatshëm për qytetaret dhe për bizneset, ato 2 euro që i tërheq nuk besoj që është shumë e madhe ose që është e papërballueshme për BQK-në, duhet të kompensohen bizneseve apo atyre që ju dorëzohen këto 2 euro, d.m.th. nuk ka tjetër rrugëdalje kështu qytetarëve u shkelen të drejtat e njeriut përderisa nuk merren 2 euro...  Për ne është e pa papranueshme që një biznes e vendos një letër te arka dhe thotë nuk pranojmë euro të metalit. Nuk ka të drejtë, sepse atë të drejtë ka vetëm rregullatori Banka Qendrore e Kosovës dhe jo një biznes”, shtoi Shala.

Fehmi Mehmeti themelues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa u shpreh se qytetarët duhet të qëndrojnë larg (cash)-it, në mënyrë që të eliminohen parat false. Monedhat false ai tha se janë duke ndikuar edhe ne imazhin e biznesit.

Mehmeti: Qytetarët duhet të qëndrojnë larg (cash)-it

“Në këtë rast këshilla ime ka qenë që sa më largët me qëndrua (cash) në mënyrë që pagesa të kryhen përmes kanaleve të sigurta që është sektori bankar, kjo në masë të madhe e ndikon edhe imazhin e biznesit dhe të individëve për arsyeje se ata duke mos pas njohuri mundë të tentojnë që këto para t’i fusin në sektorin bankar... Në ekonomitë siç është Kosova ku ka nivel të lartë të (cashit), mundësitë për të futur para false janë shumë të mëdha, dhe për këtë arsyeje vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe në Amerikë faktikisht kjo mundësi është shumë e kufizuar duke e pas parasysh ka ra shumë niveli i përdorimit të parasë fizike, dhe tjetra është që bizneset”, theksoi ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion ditë më parë, në të cilin janë identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, për këtë janë arrestuar 6 persona të dyshuar, që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike 2 euro të falsifikuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat