IKD shpalosi analizën me performancën e dy gjykatave e dy prokurorive

Aktuale

IKD shpalosi analizën me performancën e dy gjykatave e dy prokurorive

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:25
Ehat Miftaraj

Institutit të Kosovës për Drejtësi në kuadër të javës kundër korrupsionit, ka shpalosur analizën e ligjshmërisë së auditimit të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, lidhur me performancën e dy gjykatave dhe dy prokurorive në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

IKD, në konferencën për media, ka theksuar se ka vonesa nga gjykatat për trajtimin e tyre.

Astrit Kolaj, hulumtuesi i lartë në Institutitn e Kosovës për Drejtësi, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) me realizimin e këtij auditimi ka keqmenaxhuar resurset e veta.

“Resurset e se Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të përdoren për përmbushjen e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të këtij institucioni, e që janë auditimet ekonomike dhe financiare. Përdorimi i resurseve të ZKA-së në objektiva të tjera, si në rastin konkret, vlerësimi profesional i veprimeve institucionale në drejtim të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, paraqet përdorim të resurseve për detyra të cilat nuk i takojnë këtij institucioni”, tha Kolaj.

Sipas IKD-së, përkundër faktit se në rastin konkret është audituar puna e institucioneve kompetente për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë edhe gjyqtarët dhe prokurorët, të gjithë zyrtarët e ngarkuar me këtë auditim kanë qenë me profesion ekonomist, të cilët nuk kishin kualifikimin e duhur për këtë hulumtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat