Serbët e dorëzojnë kërkesën për inicimin e peticionit për largim të Izmir Zeqirit

Aktuale

Serbët e dorëzojnë kërkesën për inicimin e peticionit për largim të Izmir Zeqirit

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Izmir Zeqiri

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok, Vedat Mehmeti, ka thënë se ka pranuar në e-mail një kërkesë për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune Izmir Zeqiri.

Lajmin e ka konfirmuar vet Mehmeti, i cili ka thënë se kërkesa është e nënshkruar nga tre qytetarë serbë dhe ka të bëjë me shkarkimin e kryetarit të Komunës.

“Po kam pranuar në e-mail kërkesën e nënshkruar nga tre qytetarë serbë, për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës sipas Udhëzimit administrativ”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka thënë se brenda 5 ditësh do ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të njoftojë nëse do ta pranojë atë kërkesë.

Një kërkesë e tillë, të enjten fizikisht është dorëzuar në komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat