Vetëvendosje për Radoiçiqin: Dikur i hiqej fletarresti, tash e kërkon INTERPOL-i

Aktuale

Vetëvendosje për Radoiçiqin: Dikur i hiqej fletarresti, tash e kërkon INTERPOL-i

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:02
Milan Radojiçiq

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rodoiçiq është përfshirë në listën e kuqe të INTERPOL-it. Radoiçiq kishte pranuar se ka qenë organizatori për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Për këto zhvillime ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët thotë se sot me kërkesë të Prishtinës, atij i është lëshuar urdhërerrest nga ana e INTERPOL-it.

“Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpol”, thotë LVV.

Siç thotë LVV, dallimi është evident dhe se nuk ka më kompromis me krimin e në dëm të Republikës.

Ndryshe, Ditë më parë u bë e ditur se INTERPOL ka përfshirë në listë të kuqe Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat