Prokurori Morina: Për Masakrën e Dubravës janë nën hetime 88 të pandehur, një është në paraburgim

Aktuale

Prokurori Morina: Për Masakrën e Dubravës janë nën hetime 88 të pandehur, një është në paraburgim

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:47
Prokurori Ilir Morina

Prokurori Ilir Morina, në një konferencë për media ka thënë se lidhur me Masakrën e Dubravës janë nën hetime 88 të pandehur, ndërsa një është në paraburgim.

“Nën hetime në rastin e Masakrës së Dubravës janë 88 të pandehur, ky hetim është duke vazhduar për një kohë të gjatë sepse është një lëndë e trashëguar nga misioni i EULEX-it”, ka thënë Morina.

Morina ka thënë se është sfidë për të kryerë një hetim lufte për dy vjet, aq më tepër një masakër si ajo e Dubravës.

“Urgjenca e procedimit të çështjes së të pandehurit është çështje ligjore sepse hetimi është dyvjeçar dhe brenda dy vjetëve duhet të kryejmë një hetim lufte dhe siç e dini është sfidë për të kryerë një hetim lufte, aq më tepër një masakër si ajo e Dubravës. Këto i kemi mundësitë ligjore dhe brenda kësaj mundësie ligjore është sfida e dytë, është paraburgimi…”, ka thënë Morina.

“Me ligj paraburgimi është 2 muaj. Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve”, ka thënë tutje prokurori, Ilir Morina.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka thirrur konferencë për media këtë të premte në lidhje me ngritjen e aktakuzave për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat