Kjo është gjendja e rrugëve që shpiejnë në vendkalimet kufitare

Aktuale

Kjo është gjendja e rrugëve që shpiejnë në vendkalimet kufitare

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se gjendja e rrugëve që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme, dhe se nuk ka ka borë, akull dhe rrëshqitje dheu.

Siç thuhet në njoftimin e bërë në ora 07:00, në magjistralen Pejë – Kullë rruga është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve por që është e domosdoshme të kenë pajisjet dimërore.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se në vendkalimet kufitare nuk raportohet për ndonjë kolonë, dhe se hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës bëhet nga 3 deri në 5 minuta.

Qytetarët mund të informohen mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.

Image
Raporti

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat