Selmanaj: Politika fajtori kryesor për ikjen e të rinjëve, duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare

Aktuale

Selmanaj: Politika fajtori kryesor për ikjen e të rinjëve, duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:51
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur për ikjen e të rinjëve nga vendi që njëherët edhe po trajtohet si shqetësim i madh.

Sipas tij shoqëria kosovare ka dështuar për ta ngallur shpesën e të rinjëve për të jetuar në Kosovë.

Ai ka thënë se situata është alarmante dhe duhet të trajtohet me shumë prioritet.

“Fatkësisht situata është alarmuese. Në njërën nga seanca i kam bërë thirrje qeverisë se çështja e ikjes masive që po ndodh viteve të fundit dhe tash për fatin e keq lajmet janë se pas 1 janarit do të ketë ikje. Kam thënë se duhet ta trajtojmë si urgjencë kombëtare. E merrnim me sportivitetet këtë punë, lëvizin njerëzit. Është normale për vendet e tjera, për vendet që kanë mirëqenie, por tek ne një vend që akoma nuk e kemi të konsoliduar shtetin dhe jemi mburrur se e vetmja forcë është rinia, dhe ajo po na ikë atëherë kah po shkojmë”.

Selmanaj tutje tha se politika e ka gjithë fajin për ikjen e të rinjëve dhe mos krijimin e kushteve që ata të qëndrojnë në Kosovë.

“Humbja e shpresës është proces dhe një pjesë të madhe të fajit e ka politika dhe asnjëherë nuk dua ta amnistojë askënd. Por kjo nuk ndalet vetëm te politika, tek të gjitha sferat që nuk e kemi pasur kujdesin e duhur, për atdhedashurinë, sistemin, arsimor, shëndetësor e kulturor. Kemi dështuar pë të ngjallur shpresën e jetës në këtë vend, kemi dështuar për të iu ofruar të rinjëve projektim të së ardhmes së tyre në këtë vend”, tha Selamnaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat