Alarm ndërkombëtar, Millan Radoiçiq në kërkim edhe nga Interpol

Aktuale

Alarm ndërkombëtar, Millan Radoiçiq në kërkim edhe nga Interpol

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 19:52
Millan Radoiçiq

Streha e tij e sigurt është Serbia, porse po doli jashtë kufijve të këtij shteti Millan Radojçiq me shumë gjasë do të përfundoj në pranga.

I dyshuar për shumë vepra penale, kulmin ia vendosi kur udhëhoqi një grup terrorist që kreu një sulm në Banjskë të Zveçanit.

Kjo është arsyeja kryesore pse Kosova përmes UNMIK-ut, kërkoi ndihmë edhe nga INTERPOL-i për ta arrestuar Radojçiqin dhe shokët e tij.

Se kjo organizatë ndërkombëtare e sigurisë, ka marrë në konsideratë kërkesën e Kosovës e ka konfirmuar edhe Nenad Rashiq, që është ministër për Komunitete dhe Kthim.

INTERPOL-i u ka dërguar alarm të kuq të gjitha shteteve anëtare, që nënkupton që kudo që haset Millan Radojçiqi, ai duhet të arrestohet.

Duke mos qenë anëtare e këtij mekanizmi të sigurisë, Kosova është obliguar që këtë ndihmë kërkoj përmes UNMIK-ut, andaj edhe detaje nuk janë dhënë për këtë çështje.

Të heshtura kanë qëndruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilët kanë parashtruar këtë kërkesë në UNMIK.

Por, paradoksi në këtë çështje qëndron se edhe vet Serbia është anëtare e INTERPOL-it.

Andaj bazuar në rregullat ndërkombëtare edhe do të duhej të vepronte.

“Edhe Serbia është anëtare e Interpolit edhe ajo duhej që ta arrestonte, ngase shkon një sistem detyrimi, pasi çdo antar i Interpoli-t për cdo fletarrest, që lëshohet duhet ta arrestojë individin dhe normal ta ekstradojë në vendin që kërkohet. Por tash çështje se a respektohet duhet të shikohet për shkak të dy kuptimësisë dihet se Serbia nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë.

Ndërkohë, Serbia është e njohur për mosbashkëpunim kur në pyetje janë shtetasit e sajë e vecanërisht kur ndërlidhen me Kosovën.

Një gjë të tillë e pohon edhe avokatja Fehmie Gashi, e cila kësaj radhe nuk pret ndonjë ndryshim.

Mendoj Unmiku dhe Interpoli kanë bërë një veprim shumë të mirë, që kanë lëshu fletarrestin, mirpo edhe nëse arrestohet në Serbi i njejti atëherë, nëse e bën gjykata po shpresojmë kërkesën nën presionin ndërkombëtar, mirpo çështja është a do të bashkpunojë, të finalja te qëllimi te ekstradimi, në këtë drejtim duke i njohur sjelljet hegjemoniste, nacionaliste të saj, jam e rezervuar, skeptike se a do të ekstradohet i njejti në Kosovë”, ka thënë Fehmije Gashi – Bytyqi, avokate.

Milan Radojciq, pos për kryerje të aktit terrorist brenda territorit të Repulikës së Kosovës, me sistemin e drejtësisë kosovare ka edhe probleme të tjera.

Ai akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit e poashtu është i përfshirë edhe në rastin Brezovica që vazhdon të jetë cështje e hapur gjyqësore.

Për shumë kohë ai ka qenë edhe nënkryetar i Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat