Serbët e Kosovës me pak alternativa për zëvendësimin e Listës Serbe

Aktuale

Serbët e Kosovës me pak alternativa për zëvendësimin e Listës Serbe

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve, serbët kanë regjistruar një parti të re, “Demokracinë Serbe”.

E udhëhequr nga aktivisti Aleksandër Arsinjeviq, partia e re nuk pritet ta rivalizoj partinë e vjetër, Listën Serbe.

E dirigjuar nga Beogradi, Lista Serbe ndër vite përfaqëson interesat e qeverisë së Serbisë, e pak ato të serbëve lokal.

“Unë besoj që në 12 muajt e fundit, Lista Serbe ka humbur mjaft shumë fuqi, nga ajo që e ka pasur në të kaluarën. Opinioni im personal është që njerëzit e kanë besimin në të. Nuk është më një klimë e mirë për atë parti në komunitetin tonë lokal”, ka deklaruar Aleksandar Jabllanoviç – Partia e Serbëve të Kosovës.

Përkundër që në zgjedhjet e fundit lokale, u tërhoq nga gara, Aleksandar Jabllanoviç insiston se kjo nuk ndodhi për shkak të ndonjë presioni nga partia që udhëhiqej dikur nga Goran Rakiq e Millan Radojciq.

“Ne kemi shumë ide se si të ndryshojmë jetën e qytetarëve këtu, mirëpo për të marrë pjesë në zgjedhje, ato duhet të organizohen në qendra të vërteta votimi, jo në kontenierë ose në afërsi të stacioneve policore”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor. Sondazhet tregojnë se atje është rritur përkrahja për opozitën.

Kjo i ka dhënë pak shpresë, Belgim Kamberit, se situata mund të ndryshoj edhe me Listën Serbe në Kosovë.

“Pothuajse për herë të parë që nga ardhja në pushtet e Presidentit Vuçiq opozita në Serbi, opozita në liberale, më evropiane në të gjitha sondazhet duket më mirë sesa viteve të kaluara. Kjo mbase edhe do të krijonte një hapësirë, që një frymë e këtillë, një efekt i këtillë të ndërtohet edhe opozitarët e Listës Serbe në Kosovë”, ka thënë ai.

Kamberi vlerëson se edhe Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e matur me veprimet që bënë.

“Nganjëherë, duke dashur me e ushqy një alternativë ndaj Listës Serbe, e cila do të ishte më integruese, nganjëherë kjo po bëhet kundërproduktive dhe po i ndihmon nacionalistëve serbë dhe Listës Serbe”, ka deklaruar ai.

Pas shpalljes si terroristë të disa prej anëtarëve të saj, Lista Serbe ka ndryshuar disa figura në udhëheqësinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat