“FIT”-i sërish në protestë, kërkesat e tyre vlerësohen të drejta

Aktuale

“FIT”-i sërish në protestë, kërkesat e tyre vlerësohen të drejta

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 22:31
Policia e Kosovës

Njësiti special intervenues dhe njësitet e tjera elitare të Policisë së Kosovës, sërish kanë paralajmëruar protestë para objektit të qeverisë së vendit

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e kanë konfirmuar se një paralajmërim për protestë është dërguar në stacionin Qendra në Prishtinë.

Por, nëse një kërkesë e tillë është konfirmuar, të mërkurën nuk janë përgjigjur nga ky stacion.

Të arsyeshme kërkesat e njësiteve elitare në Prishtinë, po i shohin qytetarët.

Njëjtë po mendojnë edhe ekspertet e sigurisë.

Arben Dashevci, thotë se njësiti special intervenues i Kosovës, është nga më të mirët në Evropë.

Ky njësit u ballafaqua me një njësit diversant dhe terrorist dhe arriti një sukses të hatashëm me përmasa ndërkombëtare. Nuk duhet ta harrojmë assesi dhe në asnjë rast që kur flasim për njësitin special intervenues duhet të themi që janë më të mirët në rajon, për nga arritshmëria dhe suksesi edhe njësitit special austriak “Cobra” që është njësiti më i mirë momentalisht në Evropë.

Nëse do të merren parasysh apo të ketë përsëri një takim në mes të kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve të njësiteve elitare, media ka pyetur në Qeverinë e Kosovës.

Por këta të fundit, të mërkurën nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat