Deda i vendosur: Nuk do të kthehem kurrë më në politikë, kam qenë naiv

Aktuale

Deda i vendosur: Nuk do të kthehem kurrë më në politikë, kam qenë naiv

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 22:22
Ilir Deda

Ish-deputeti Ilir Deda ka thënë se më kurrë nuk e mendon kthimin në politikë pasi e ka ndërprerë atë para më shumë se pesë vjet.

Në Rubikon, ai ka pohuar se ka qenë një njeri naiv për politikën në Kosovë.

“Ai vendim është më i miri që e kam marrë, me kalimin e kohës jam shumë rehat me atë vendim, njeriu duhet ta dijë kur është mjaft dhe boll.  Filmi i pjesëmarrjes në politikë ka përfunduar para më shumë se katër vjetëve dhe nuk ka vazhdim ai film më”.

“Nëse për diçka kam qenë shumë i vendosur ka qenë kjo, unë kam qenë naiv në politikë me të vërtetë kam menduar se më rëndësi është projekti që e përfaqëson dhe rezultati që vendi yt mundet të jetë shumë më përpara se sa që është, duke shndrit shumë më shumë se që shndrit, sot me 83 për qind analfabet funksionalë në këtë vend, çka me thënë? Cili është projekti politik? Me zhvillim 3 për qind”, ka thënë Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat