Marshi në Prishtinë, vëllai i Liridonës prek me fjalët: Nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time

Aktuale

Marshi në Prishtinë, vëllai i Liridonës prek me fjalët: Nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:17
Protestuesit

Për vrasjen e Liridona Ademajt, sonte qindra qytetarë kërkuan drejtësi.

Për këtë organizim, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, përmes një shkrimi ka shpreh mirënjohjen për organizimet siç shkruan ai për të nderuar Liridonën.

Ai ka prekur me shkrimin e tij, duke thënë se me nënën po i pëcjellim lajmet “dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time”.

Postimi i plotë:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat