Mitchell thotë se i ndodhi një incident: Dy ushtarë të UÇK-së hynë me forcë në apartamentin tim

Aktuale

Mitchell thotë se i ndodhi një incident: Dy ushtarë të UÇK-së hynë me forcë në apartamentin tim

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:24
Sandra Mitchell

Ish-zyrtarja e OSBE-së, Sandra Mitchell gjatë dëshmisë së saj në Hagë tha se në kohën kur ishte me mision në Kosovë gjatë viteve 1998-99 i ndodhi një incident.

Mitchell tha se në një natë, dy ushtarë të UÇK-së kishin hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe se kur ishte kthyer nga puna e kishte gjetur këta të fundit duke kontrolluar laptopin e saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mendoj që kjo ishte në tetor ose në nëntor, Ne dhe kur them ‘ne’ e kam fjalën për vetën dhe kolegë të tjerë që ishin përfshirë në redaktimin e raportit , pjesa më e madhe e këtij raporti bëhej natën, të paktën ashtu unë punoja. Diku nga ora 7 apo 8 e natës, kur po kthehesha në apartament, unë e pash që dikush kishte hyrë me forcë aty, dera ishte e hapur dhe pash dy ushtar të UÇK-së që ishin ulur të tavolina ime dhe po ma kontrollonin llaptopin. Vrapova, u ktheva tek selia e misionit dhe e njoftova sigurinë dhe ky është një incident që Everts ngriti me udhëheqësin e UÇK-së e cila e mohoi që ata ishin ushtarë të UÇK-së por thanë që ishin njerëz të veshur si UÇK-ja dhe me kaq përfundoi ky incident”, tha Mitchell.

Mitchell pohoi se apartamenti ku ajo po qëndronte ishte pronë e një serbi, por që theksoi që kishte shenja dalluese në derë.

“Gjetja e strehimit ishte mjaftë e vështirë siç thash kishte shumë apartamente dhe shumë serb donin që t’i jepnin me qira që t’i ruanin apartamentet e tyre dhe unë isha në një prej këtyre apartamenteve. Nuk ishte e pazakontë sepse UÇK-ja kishte në posedim letrat ose dokumentacionin e pronës, pastaj kishte shpërngulje me dhunë prej apartamenteve, raste të tilla dhe me rendësi stafi i OSBE-së morëm udhëzime që të vendosim shenja dalluese në apartamentet tona dhe mendoj se të njëjtën gjë e bënte edhe stafi i organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha Mitchell.

Mitchell tha se kjo çështje iu ishte përmendur edhe Hashim Thaçi i cili sipas saj kishte thënë se këta persona nuk ishin pjesë e UÇK-së.

“Se kjo nuk ishte UÇK-ja, por njerëz që bëheshin sikur janë UÇK”, tha Mitchell.

Ajo pohon se në një takim me Thaçin ishte i pranishëm edhe Agim Ceku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat