​Konferenca rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutë heshtje në nder të Liridona Ademajt

Aktuale

​Konferenca rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutë heshtje në nder të Liridona Ademajt

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për Liridona Ademaj, e cili u vra ditë më parë.

Kurti deklaroi se duhet të ndodhë zbardhja e plot e rastit dhe dënim maksimal për vrasësit. Butësia e dënimit, siç tha ai, po shkakton përsëritjen e këtyre rasteve.

"Liridona Ademaj u rivarros dje, rivarrimi është një akt i drejtë. I shpreh edhe nga këtu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i uroj shëndet fëmijëve të saj", deklaroi Kurti.

Kurti shtoi se nuk mund të vendoset për jetën e askujt.

"Të gjithë njerëzit janë të lirë me të drejta të barabarta. Disa prej rasteve më të rënda, kanë qenë kur forcat serbe dhunuan gra. Në qendër të kryeqytetit tonë të Prishtinës e kemi memorialin "Heorinat", ne që përkulemi tek ai memorial kemi përgjegjësin që të luftojmë bashkë këto raste të shndërruara në dukuri. Është fakt që dhuna ndaj grace është fenomen global, është një dozë më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet pas gjenocidit", shtoi Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat