Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

Aktuale

Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Nga 1 janari kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet që i takojnë zonës së Shëngenit.

Por, janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë.

Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm.

Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat