“A je burrë perfekt? – A je prind perfekt?” – Përplasen Berisha e Topalli

Aktuale

“A je burrë perfekt? – A je prind perfekt?” – Përplasen Berisha e Topalli

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 22:54
Berisha e Topalli

Përplasje të madhe në qëndrimet e tyre kanë pasur mes vete avokati Besnik Berisha dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovë, Faton Topalli, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Media10.

Faton Topalli ka thënë se duhet një vetëdijësim shoqëror duke u nisur nga familja.

“Nëse është vlerë djali më shumë se vajza në familje, nëse ndahen rolet mes burrit dhe gruas çdoherë do të kemi pasoja”, ka thënë Topalli.

Berisha ka thënë se duhet të pranojmë që jemi shoqëri me defekte, në shtetet më të moderuara ndodhin këto raste.

“Ne nuk duhet ta shohim Kosovën si shtetit ku ka femicid dhe luftë ndaj grave”, ka thënë Berisha.

“Në Kosovë gratë kanë të drejta të barabarta në aspektin ligjor, në aspektin praktik ndoshta si kanë as te unë e as te ti”, ka thënë Berisha.

“Unë nuk jam burrë perfekt, a je burrë dhe prind perfekt ti? e ka pyetur Berisha, Topallin i cili e ka pranuar që nuk është prind dhe burrë përfekt.

Berisha tutje ka thënë se nuk duhet ta inkriminojmë vendin sepse nuk ka vend si Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat