Ish nënsekretari britanik McShane: Spanja me refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës i ndihmon presidentit Putin dhe bllokon rrugën e Ballkanit drejt BE-së

Aktuale

Ish nënsekretari britanik McShane: Spanja me refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës i ndihmon presidentit Putin dhe bllokon rrugën e Ballkanit drejt BE-së

Nga: Fatmir Beka Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:58
Denis McShane

Ish nënsekretari britanik për punë të jashtme Denis McShane ka drejtuar gishtin e kritikës ndaj Spanjës e cila me refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës , po ndihmon Putinin dhe bllokon rrugën e Ballkanit kah BE-ja, kështu ai shkroi në rrjetin social X, transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Në publikimin në X, Mekshejn theksoi se “Spanja po shikon kryekëput vetëm dobinë e saj, duke mos kushtuar vëmendje se me vendimin e tillë ndihmon presidentin rus Putin”.

"Pika kyçe është refuzimi ko real i Spanjës që të pranoj Kosovën. Si i ri, kam mbështetur të drejtën e Spanjës që të jetoj[ pa sundimin fashist. Madridi refuzon t[ pranoj Kosovën, kjo i shkon për dore Putinit dhe bllokon rrugën e Ballkanit perëndimor në Evropë” porositi ai.

Në postimin e tij në rrjetin social X, ka reaguar analisti spanjoll Ignjas Molina që ka theksuar se Spanja përherë ka qenë për zgjerimin e BE-së, edhe atëherë kur nuk i ka shkuar për shtati.

" I dashur Denis, me të vërtetë më intereson pse thoni se Spanja pamundëson kandidatët për hyrje në BE. Vala e fundit dhe e ardhme e zgjerimit nuk ishin të dobishëm për Spanjën në këndvështrimin e financimit apo shikimit në të ardhmen e BE-së, por Madridi megjithatë ka mbështetur pranimin e tyre” tha Molina, ndërkohë që rreth njohjes së Kosovës nuk ka thënë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat