Vrasja e Liridona Ademajt, Kolektivi Feminist paralajmëron protestë gjithëpopullore

Aktuale

Vrasja e Liridona Ademajt, Kolektivi Feminist paralajmëron protestë gjithëpopullore

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:08
Kolektivi Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore të martën e 4 dhjetorit, së solidarizimin me të ndjerën, Liridona Ademaj, vrasja e së cilës dyshohet se i inskenua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Protesta fillon nga ora 18:00, në sheshi “Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

“Sot ishim te Pallati i Drejtësisë, me rastin e seancës për përcaktimin e paraburgimit për Naim Murselit, G.P dhe K.K, vrasës të Liridona Ademajt.

Ne shprehëm revoltën tonë dhe e paralajmëruam protestën tonë gjithëpopullore e cila do të bëhet të martën, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.  Ju ftojmë të gjithave/ëve në organizim dhe solidarizim mbarëkombëtar. Në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë”, thuhet në njoftim e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat