Ky është profesori universitar që vdiq në aksidentin në Prishtinë

Aktuale

Ky është profesori universitar që vdiq në aksidentin në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:40
Ferhat Bejtullahu

Një aksident në trafik në rrugën ‘Bill Klinton’ i shkaktoi lëndime të rënda këmbësorit që u godit nga vetura. 63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë në QKUK.

Media mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu.

I ndjeri ishte profesor universitar dhe ligjërues i arkitekturës në kolegjin privat ‘UBT’.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat