Pagoi vrasës me pagesë për eliminimin e gruas, rrjeti ‘masakron’ me komente Naim Murselin

Aktuale

Pagoi vrasës me pagesë për eliminimin e gruas, rrjeti ‘masakron’ me komente Naim Murselin

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:25
Naim Murseli

Tronditëse ishte rrjedhja që mori ngjarja në Kosovë, ku vdekja e Liridona Murselit u raportua si grabitje, por që në fakt ishte një krim i planifikuar nga i shoqi.

Pas arrestimit  të Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit dhe pranimit të fajësisë se ishte ai që kishte paguar vrasjen e gruas, reagime të shumta kanë shpërthyer në faqen e tij të “Facebook”-ut.

Qytetarë të shumtë, të mllefosur, kanë komentuar në fotografitë e tij. “Kriminel i keq, kalbu në burg katil!”, është një prej komenteve, ndërsa një tjetër shkruan; “Tash kalbesh në burg, paska qenë privilegji yt i fundit në këtë botë kjo foto”.

Ndërsa një qytetare tjetër, e cilësoi Murselin si “njëri të poshtër”.

Sakaq, një tjetër komentues hedh dyshimin se shkak është bërë kërkesa për divorc e viktimës, që sipas tij nuk ishte pranuar nga gjykata.

Image
Komente
Image
Komente
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat