Flet përsëri vëllau i Liridonës - ka këto fjalë për kriminelët!

Aktuale

Flet përsëri vëllau i Liridonës - ka këto fjalë për kriminelët!

Nga: M.H. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:13
Liridona Ademaj

Reagime të mëdha ka pasur që nga nata që u vra Liridona Ademaj.

Para pak minutash ka reaguar edhe vëllau i saj, Leonard Ademaj.

Ai e ka përshkruar motrën e tij si një grua e fortë dhe pozitive mirëpo që kriminelët e morën, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij drejtësia është ajo se çfarë kërkojnë dhe shpreson që institucionet do ta bëjnë këtë.

Postimi i plotë

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat