Tërnava: Rugova e udhëheqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij, si njeri që unanimisht e votonte shumica absolute e njerëzve

Aktuale

Tërnava: Rugova e udhëheqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij, si njeri që unanimisht e votonte shumica absolute e njerëzve

Nga: H.O. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Hajrullah Tërnava

Në këtë përvjetor ditëlindje të Presidentit Ibrahim Rugova, ish zyrtari i LDK-së, dikur zëvendësministër i MPB-së nga kjo parti, Hajrullah Tërnava, thotë se ditëlindjet e njerëzve me merita të mëdha kombëtare i kanë vlerat e tyre të posaҫme, sepse njerëzit e tillë konsiderohen të shenjtë dhe të rrallë, sikur në këtë rast Rugova, e që falë tij sot jemi shtet i pavarur, e sikur që dihet në ato kohëra të okupimit të Kosovës nga Serbia.

“Me ato politika nacionaliste shoveniste serbe që Kosova ishte në tërësi e okupuar, saqë Kosovës iu ndalua edhe arsimimi shkollor si në shkolla e fillore njashtu edhe të shkollave të mesme e mos të flasim për fakultetet e atyre kohërave dhe shqiptarët i largojshin nga punët shtetërore nga ana e serbëve, prandaj falë rrethanave të atyre kohërave, një njeri që kishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944, edhe që u rrit si fëmijë pa prindin-babain e tij, të cilin në ato kohëra ende pa lindur ai, serbët ia kishin vra babain e tij dhe pranë atyre rrethanave nëna e tij e rriti në frymën e një patrioti, dhe e edukoj si të tillë që e vazhdoi shkollimin e tij maksimalisht të atyre kohërave të komunizmit, por i cili ai vetë u shkollua dhe u avansua si shkrimtar, si profesor i fakultetit dhe i cili punoi gjatë në Institutin Albanologjik, në ato kohëra të vështira u zgjodh Kryetar i Shkrimtarëve të Kosoves, ku kontribuoj dhe u aftësua edhe në politikë sa që në vitet e 1989 kur filloj pluaralizmi politik në Jugosllavi, nga ai sistem komunist që në atë kohë ishte shtet monist dhe filloj anëtarësimi i partive politike dhe si e para parti në ato kohëra të Jugosllavisë, u krijua partia e LDK-së, që Rugova propozohet nga elektorati i partisë së LDK dhe emërohet si kryetar i kësaj partie, duke e votuar njerëzit të gjithë të pranishmit”, theksoi Tërnava.

Ai thotë se kjo ditëlindje e prijësit shqiptar e Ibrahim Rugovës tani konsiderohet si dhuratë nga Zoti, për popullin shqiptar, edhe shumë nga populli, Rugovën e quajnë baba i kombit, të cilën ditëlindje tani e festojnë të gjithë shqiptarët e Kosovës, sepse falë veprës dhe angazhimit të tij edhe më ndërkombëtaret, ai ka arritë besnikërin nga ata, prandaj është meritë e Rugovës që NATO-ja intervenoj për çlirimin e Kosovës, dhe populli i Kosovës i dinë për vlerat që i kishte Rugova.

“Prandaj si meritor i tillë që ishte për shtetin e Kosovës, ai e udhëheqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij, si njeri që unanimisht e votojshin me shumica absolute të votave si para njashtu edhe pas luftës dhe falë politikave të tij, Rugova arriti që me veprimet politike të tij, që ta bindë faktorin ndërkombëtar që të intervenojnë ushtarakisht ndaj Serbisë, e cila ishte tepër agresive me nacionalizmin e saj, e cila donte që shqiptarët t’i largonte nga trojet e veta shekullore duke kryer terrorizëm ndaj popullit tonë, sa që vlerësohet që në vitin 1998-99 nga Kosova, Serbia i shpërnguli në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi rreth një miloni njerëz me represaljet e tija terroriste dhe në këto rrethana Rugova bënte ҫmos për ta shpëtuar Kosovën, me aktivitete të tija ndërkombëtare, sa që diti të lidhet me më të fortit e botës sikur në këtë rast me SHBA dhe shtetet mike të NATO-së dhe Vatikanin, dhe i bindi ata që të intervenojnë ushtarakisht e që në mbledhjen e OKB u formua rezoluta 1244 e cila rezolutë e kishte si qëllim që NATO-ja të intervenoj në mënyrë humanitare për ta shpëtuar një komb të tërë nga zhdukja e tij, të cilën rezolutë nuk e kundërshtoj asnjë shtet i botës.

Pas intervenimit të NATO-së dhe ushtrisë së Kosovës e cila ishte organizuar jashtë Kosovës, si dhe ushtarëve të UÇK-së që ishin mobilizuar nëpër territore të Kosovës dhe sulmeve me aeroplanët më të sotisfikuar të NATO-së, pas 78 ditëve ushtria e Serbisë e pranoj ta nënshkruaj kapitulimin me marrëveshjen e Kumanovës dhe Kosova nga ajo kohë e 1999 me ndihmën e UNMIK-ut disa vjeçare dhe të EULEX-it deri në vitin 2008 kur Kosova e shpallë Pavarësinë e shtetit të Kosovës, e që nga ajo kohë e deri më tani shtetin e Kosovës e kanë njohur 118 shtete”, thekson ai.

Ndër të tjera, Tërnava thotë se Rugova ishte njeriu më me vlera i atyre kohërave, që me menҫurinë e tij i udhëhoq politikat e meҫme ndërkombëtare dhe intervenimin e NATO-së, që na ҫliroj nga ai shtet armik i cili tregoj dëshmi se e kishte në plan zhdukjen e tërë shqiptarisë dhe zhdukjen e Kosovës.

“Me vdekjen e Rugovës në shkurt të vitit 2006 e deri më tani vërehet një mungesë e madhe për atë njeri të madh, që e udhëhoqi vendin tonë në ato kohë më të vështira dhe edhe sot si garantues të sovranitetit të Kosovës është KFOR-i si pjesë përbërëse e NATO-s, prandaj falë garancioneve të këtyre institucioneve ndërkombëtare ne po e gëzojmë lirinë që po e përjetojmë nga çlirimi i vendit e deri më tani, dhe tash nga 01 janari 2024 Kosovës iu është pranu liberalizimi i vizave si hap i parë që Kosovës ditë e për ditë po i hapen rrugët drejt anëtarësimit në mesin e shteteve të BE dhe institucione tjera ndërkombetare”, vlerëson ai.

Tërnava thotë për ‘Bota sot’ se, marrë në tërësi populli i Kosovës edhe sot e pas vdekjes së Rugovës, ende përbëhet në emrin e këtij prijësi historik, prandaj jo rastësisht sa ishte ai gjallë, gjithnjë i fitonte votat me shumicë absolute, që këtë e dinë i tërë populli i Kosovës, sa që nga mllefi i fitoreve të parreshtura disa opozitarë kanë tentuar atentat ndaj veturës së Rugovës, por falë asaj që automobili ishte i blinduar edhe atyre rasteve iu shpëtoj, prandaj bashkëpartiakët e tij gjithnjë e përkujtojnë me endje punën e lavdishme dhe të kaluarën e tij të Rugovës.

“Sot Rugovizmi më shumë jeton në mendjet e njerëzve që e njohën dhe e deshtën shumë, por nga vdekja e Rugovës partia e LDK-së, kurrë më nuk i ka fitu votat si më parë, sepse me vdekjen e Rugovës, ndodhen thyerje të mëdha të LDK-së, dhe prijësit e emëruar të LDK-së, në ato postet që e udhëheqnin partinë e LDK-së, u shantazhojshin dhe iu kërcënojshin përfaqësues të partive tjera, prandaj ata prijës teë LDK u bënë si pollteron të partive tjera, që iu luteshin që të hyjnë në koalicione me ata dhe partitë që i fitojshin votat pas vdekjes së Rugovës, pranojshin koalicione me partinë e LDK, sepse kjo parti tani e kishte një stil polltronist, dhe ishin të dëgjueshmit e partisë së PDK dhe në shumë raste kjo parti i dirigjonte partinë e LDK dhe nëse kishin vërejtje për disa persona që ishin dikur besnik të Rugovës, ata u anashkalojshin dhe mbeteshin pa poste dhe pa punë, kurse kryetaret e LDK ishin të dëgjueshmit e PDK”, nënvizoi ai.

Tërnava thotë se njerëzit besnik të atyre kohërave të Rugovës, edhe më tutje janë ata që e përkujtojnë dhe i përmbahen rugovizmit, por ata tani janë në tërësi të anashkaluar nga poste të rëndësishme dhe një numër i madh me vite janë të anashkaluar dhe fare nuk janë në poste apo punë të përhershme.

“Kjo sepse këtë parti kështu në këtë nivel e pranuan udhëheqësit e LDK-së pas vdekjes së Rugoves e deri më tani, polltronista që edhe sot janë të përafërt me PDK dhe disa tjera parti e që me këto sjellje ata janë pasuruar skajshmërisht, që ishte edhe qëllimi i tyre, edhe që në zgjedhjet e fundit të 2020 LDK ra ne 12% të votuesve që ia dhanë votën kësaj partie, prandaj nëse partia në fjalë që planifikon të ngritet, duhet t’i përmirësoj gabimet e mëherëshme dhe të zhvillohet pa hile dhe t’i analizoj gabimet e bëra që rënë aq poshtë me përqindje dhe padrejtësitë që iu janë bërë individëve të LDK-së kontributdhënës të mëhershëm, të tentohet të përafrohen me ata individ që kanë kontribuar më herët, e që u anashkaluan dhe u injoruan nga prijësit e partisë me vite, gjë që kjo i kushtoj LDK-së, tani që gjendet në këtë situatë të mjerueshme, dhe pa një kërkim falje atyre individëve që janë dëmtu në mënyrë të paskurpullt nga ata prijës të LDK-së të viteve të pasvdekjes së Rugovës, që u dëshmu se ishin të dëgjuashmit e PDK-së, kjo parti vështirë se do të ketë prespektivë të mirfilltë”, potencoi Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat