Ministria e konfirmon arrestimin e pjesëtarit të FSK’së në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit

Aktuale

Ministria e konfirmon arrestimin e pjesëtarit të FSK’së në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:58
Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se një pjesëtar i FSK-së është arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në Prishtinë.

Në një komunikatë për media thuhet se hetimet janë duke u kryer nga organet e drejtësisë, teksa thanë se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, thuhet në komunikatë.

Kushtrim Kokalla, pjestarë i FSK-së dhe nip i Naim Murselit është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se është përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat