Krerët e Komisioneve Zgjedhore nga rajoni numërojnë sfidat, kërkojnë rritje të transparencës në financimin e partive

Aktuale

Krerët e Komisioneve Zgjedhore nga rajoni numërojnë sfidat, kërkojnë rritje të transparencës në financimin e partive

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Në panelin e tretë në kuadër të konferencës rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), u diskutua “Roli i trupave menaxhuese të zgjedhjeve në rritjen e integritetit politik lidhur me financimin e subjekteve politike”. Krerët e Komisioneve Zgjedhore nga rajoni kanë numëruar sfidat, duke kërkuar rritje të transparencës në financimin e partive.

Ilirjan Celibashi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, tha se në bazë të Kushtetutës burimet financiare dhe shpenzimet e partive politike duhet të bëhen kurdoherë publike.

Ai ka sqaruar nëse një partia bën shkelje për financa dënohet nga 500-1000 euro. Madje tha se disa nga problematikat në Ligjin mbi Partitë Politike janë mungesa e transparencës dhe detyrimi ligjor për auditimin e të gjitha partive.

Kuadri rregullativ në Shqipëri për partitë politike mbështetet te Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 9, paragrafi 3 që thotë ‘Burimet financiare dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike’, pastaj mbështetet në Ligjin për Partitë Politike që rregullon financimin e partive  në veprimtarinë vjetore dhe jo në fushata politike ndërsa fusha e tretë mbështetëse është Kodi Zgjedhor që parasheh rregulla që lidhën me partitë politike dhe mënyrën se si financohen ato dhe kandidatët”.

Te Ligji për Parti Politike caktohen burimet financiare pra kush mund t’i financojë si edhe tregohet se çfarë ndalohet, natyra e financimit mund të jetë me vlera monetare me sende dhe me shërbime dhe kushti për të përfituar fonde është të dorëzojnë paraprakisht raportin financiar të vitit paraardhës, po ashtu Ligji për partitë politike i detyron ato të dorëzojnë në KQZ brenda datës 31 mars të vitit pasardhës raportet dhe disa nga sanksionet janë që nëse një partia bën shkelje për financa dënohet nga 500-1000 euro dhe disa nga problematikat për Ligjin mbi Partitë Politike më Shqipëri janë si mungesa e transparencës si edhe të dhënave bazë si adresat e selive si edhe detyrimi ligjor për auditimin e të gjitha partive”.

Ditmire Shehu, nënkryetare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka sqaruar se financimi i partive në këtë shtet bëhet burimet publike, anëtarët e partive dhe donacionet.

Organet Zgjedhore në Maqedoni të Veriut përbëhen nga Komisioni Zgjedhor; Komisionet Komunal Zgjedhore nga Këshilla Zgjedhor dhe Këshilla Zgjedhor për votim të diasporës dhe Shërbimi profesional i KSHZ si Komison Zgjedhor kemi marr obligim të kontribuojmë në Integritet Zgjedhor dhe rritjen e besimit, puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është transparente”.

“Financimi i partive bëhet nga dy ligje i pari Financimi i partive politike gjatë punës së tyre të rregullt disa më anë të burimeve publike/private dhe disa me mjete të ndara nga buxheti ndërsa fushatat zgjedhore mund të financohen nga mjetet e llogarisë të rregullt të partisë politike; anëtarja e partisë politike; donacionet edhe mjete të tjera”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se sa i përket financimit janë bërë ndryshime ligjore, duke i quajtur të mirëseardhura ndryshimet që i mundësojnë KQZ-së të bëjë auditimin. Madje tha se gjobat për shkeljet eventual janë nga 4 mijë deri në 40 mijë euro.

Për ndryshimet e bara ai tha se kanë marrë për bazë rekomandimet e BE-së.

Sa i përket financimit të partive politike në Kosovë kemi pësuar disa ndryshime ligjore së fundmi të cilat ende ne si KQZ nuk i kemi rregulluar procedurën e brendshme, por pikë pozitive është që ligji pak ka heq dorë nga partitë politike në raport  me raportime financiare dhe këtë të drejtë ia ka dhënë KQZ e cila tani më i takon zyrës së KQZ e cila do ndërtohet së shpejti, si edhe gjobat do t’i takojnë drejtorit të zyrës dhe ligji parasheh gjobat nga 4 000 deri në 40 000 euro për shkelje të ndryshme që bëjnë partitë politike”.

“Brenda  këtyre 2 viteve kemi pasur ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kemi marr edhe  rekomandimet e BE të cilat i kemi impelmentuar dhe tani jemi në proces të ndërtimit të zyrës, dhe kjo zyre do shtoj kontrollin mbi financimin e partive politike si edhe  së fundi kemi bërë auditimin për dy vitet e kaluara të partive ndërsa sa i përket  kompetencave të zyrës do jetë edhe kontrollimi i auditimit mirëpo jemi pak të kufizuar në shqiptimin e gjobave sepse s’kemi një diferencim se sa do jenë gjobat dhe për këtë duhet të  presim vitin e ardhshëm që edhe gjobat edhe funksionimin e zyrës ta kemi më të qartë dhe më të lehtë për të punuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat