Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit

Aktuale

Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila mbeti e vrarë mbrëmë gjatë një grabitjeje, kishte nënshtetësi suedeze.

Mediat suedeze kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë sot gjatë ditës lidhur me vrasjen e gruas së Naim Murselit,  këshilltar i Behgjet Pacollit.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua suedeze rreth të 30-ave, me origjinë nga Götaland, ka vdekur më 29 nëntor në Kosovë. Të afërmit e gruas janë njoftuar. Për sa i përket shërbimit konsullor, nuk kemi asnjë informacion shtesë për të dhënë për rastin individual”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së suedeze për “Aftonbladet”.

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, dyshohet të ketë mbetur e vdekur  si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

Dy grabitës, njëri prej të cilëve mësohet se ka qenë i armatosur me armë zjarri, dyshohet se kanë marrë sendet me vlerë të familjes para se gruaja të qëllohej për vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat