Blerim Vela deklarohet për largimin, presidenca e falënderon për angazhimin

Aktuale

Blerim Vela deklarohet për largimin, presidenca e falënderon për angazhimin

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

hefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë.

Në një postim në Facebook, Presidenca ka bërë të ditur se Vela ka përfunduar angazhimin e tij për t'iu kthyer angazhimit profesional e familjar.

"Presidentja Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme", thuhet në deklaratë.

Blerim Vela ka konfirmuar se është larguar nga pozita e shefit të stafit të Presidentes. Ai në një postim në X shkruan se ishte nder dhe privilegj të shërbente në Presidencë.

“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes. Falënderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat