​Ujkani: Mandati i qeverisë sonë është shënuar me rritje ekonomike

Aktuale

​Ujkani: Mandati i qeverisë sonë është shënuar me rritje ekonomike

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Fjolla Ujkani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendose, Fjolla Ujkani është kundërpërgjigjur opozitës lidhur me Raportin për dhe kritikat për mosangazhimin e përmirësimit të Raportit të Progresit. Ajo tha se ky raport adreson progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, tregun e lirë dhe për afrimin me standardet e BE-së.

Në këtë seancë plenare, Ujkani potencoi se në mandatin e qeverisë Kurti është shënuar rritje ekonomike, derisa shtoi se ky raport pasqyron përpjekjet për ta drejtuar Kosovën, sipas saj drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane.

Ujkani: Raporti i Progresit adreson progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha

“Ky raport adreson progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë dhe për afrimin me standardet e BE-së, prandaj mund të thuhet se Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve dhe reformave të kërkuara dhe është në rrugën e duhur të integrimit, pra në anëtarësimin e Bashkimit Evropian. Ky dokument ndonëse i rëndësishëm në vlerësimin e rrugëtimit tonë drejt integrimit evropian, kërkon një shqyrtim kritik, veçanërisht në dritën e përpjekjes së opozitë për ta përdorur atë si mjet për të minuar arritjet e qeverisë sonë. Raporti i Komisionit Evropian edhe gjithëpërfshirës pasqyron përpjekjet dhe hapat e pa ndërprerë të qeverisë sonë për ta drejtuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme dhe më evropiane. Progresi që kemi bërë në sektorë të ndryshëm, në kundërshtim me narrativën e opozitës është jo vetëm thelbësor por edhe transformues. Mandati i qeverisë sonë është shënuar me rritje ekonomike, një dëshmi e politikave tona efektive për planifikim strategjik”, tha Ujkani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat