Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues

Aktuale

Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 00:01
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin Kurtin “një kryeministër supermashtrues”.

Ai ka thënë se Kurti ka shkelë të gjitha parimet e veta dhe se po qëndron në pushtet për të mashtruar qytetarët.

“Kemi një kryeministër supermashtrues i cili ka shkelë të gjitha parimet e ti dhe ende vazhdon të qëndrojë në pushtet edhe sa dit për të mashtruar qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se kjo parti synon të dalë e para pas zgjedhjeve nacionale kurdo që mbahen.

“PDK është e gatshme për zgjedhje, kemi një strukturë të mirë, e kemi dëshmuar në zgjedhjet lokale dhe sigurisht synojmë që të jemi partia e parë kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat