Emisari britanik i bën bashkë në darkë përfaqësuesit e partive politike me përfaqësues nga komuniteti serb

Aktuale

Emisari britanik i bën bashkë në darkë përfaqësuesit e partive politike me përfaqësues nga komuniteti serb

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:17
Stuart Peach së bashku me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb

Ish-ministri i Jashtëm, tani deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për darkën që kanë pasur së bashku me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb, sonte me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Hoxhaj, informon se gjatë kohës së kaluar bashkë, në fokus ka qenë “e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan”.

Postimi i tij i plotë:

Darkë me Lord Peach, të dërguarin special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb!

Fokus ishte e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat